PZAP

PZAP e hodhi poshtë ankesën e Vetëvendosjes, kundër certifikimit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve, në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e hodhi poshtë si të palejuar ankesën e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kundër certifikimit të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Partia në pushtet i kërkoi  PZAP-it që ta shfuqizojë vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për certifikimin e Listës Serbe. Në njoftim thuhet se hidhet poshtë ankesa e paraqitur nga partia Vetëvendosje, kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkohej anulimi i Vendimit të KQZ-së i datës 31.12.2024, dhe urdhërohej KQZ-ja të nxirrte vendim tjetër,  Në fund të muajit të kaluar, PZAP-i e urdhëroi KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe, pasi e pranoi ankesën e partisë serbe ndaj vendimit të fillestar të komisionit për mos-certifikimin e saj, duke thënë se kjo parti kishte dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe me rregullat e tjera të KQZ-së.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i konfirmoi se Qeveria-Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s e Kosovës për FSK-në

Autoritete të KFOR-it kanë  konfirmuar zyrtarisht se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, …