Shaban Shabani

PZAP ka miratuar kërkesën e PDK-së për anulim të votave me postë në komunën e Dragashit

PZAP ka miratuar kërkesën e PDK-së për anulim të votave me postë në komunën e Dragashit. Pas këtij refuzimi nënkuptohet se kjo komunë do të vazhdojë të udhëhiqet edhe më tutje nga Partia Demokratike. Është interesant fakti se pas refuzimit të votave me postë, diferenca mes dy kandidatëve në këtë komunë është vetëm 17 vota. Në rezultatet preliminare, Shaban Shabani i PDK-së kishte 5648 vota, kundrejt 5601 të Bexhet Xheladinit. Ndërkaq, tek votat me postë fitoi LDK-ja. Lidhja Demokratike nga votat me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, kishte 30 sosh më tepër se PDK, çka do të thotë se rezultati përfundimtar është: PDK – 5 mijë e 739 vota LDK – 5 mijë e 722 vota

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …