Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të certifikojë subjektin politik Lista Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në komunat veriore më 19 maj. Por, PZAP hodhi poshtë apelin e partisë Lista Serbe, e cila kërkoi njoftimin e Prokurorisë, pasi pretendonte se moscertifikimi i saj nga anëtarët e KQZ-së përbën vepër penale. KQZ-ja ka afat 24 orë për t’u ankuar ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme të Kosovës. Më 14 prill, katër kandidatët e subjektit politik, Lista Serbe, nuk u certifikuan nga ana e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, kjo për shkakun se dy anëtarët e këtij trupi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Balaj dhe Adnan Rrustemi abstenuan në votim, duke pamundësuar certifikimin. Lista Serbe më pas ushtroi të drejtën e ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …