Nisma Socialdemokrate

PZAP ka vërtetuar vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e 12 kandidatëve të Nismës Socialdemokrate

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka publikuar vendimet lidhur me ankesat e partive politike për shkak të mos certifikimit nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në ankesën e parashtruar nga Nisma Socialdemokrate, Paneli ka refuzuar një pjesë të apelit, kurse ka vërtetuar vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e kandidatëve të këtij subjekti politik: Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj. Në vendim thuhet se pranohet pjesërisht rekomandimi që të certifikohet subjekti politik Nisma Socialdemokrate dhe lista e kandidatëve për deputet të këtij subjekti politik, me përjashtim të kandidatëve të cekur si në pikën I, të dispozitivit të këtij vendimi”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …