Edhe pas vendimit të Gjykatatës Supreme për votat e diasporës të cilat kanë ardhur me vonesë, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ende nuk ka nisur numërimi i tyre. Për të nisur numërimin, KQZ-ja po pret edhe fjalën e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. “Sipas vendimit, PZAP-ja duhet të rivendosë lidhur me çështjen në fjalë. KQZ-ja do të presë vendimin e këtij institucioni dhe do të veprojë në përputhje me vendimin e tij”, kanë konfirmuar nga KQZ. Ndërsa, nga PZAP-ja kanë deklaruar se të hënën do të vendoset rreth kësaj çështje. Deri më tani janë numëruar votat e rregullta, votat e diasporës që kanë ardhur në afatin e rregullt kohor, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Nga numërimi i këtyre votatve rezultati i përgjithshëm e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje, të dytën Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në vendin e tretë Partinë Demokratike të Kosovës. Së fundi janë numëruar votat me kusht ku prin Lëvizja Vetëvendosje, me 6 mijë e 783 vota, pastaj PDK-ja me 5 mijë e 330 vota dhe LDK-ja me 4 mijë e 892 vota.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …