PZAP

PZAP, dënon Vetëvendosjen me 3 mijë euro, për gjuhën e çoroditur të Kurtit, në Pejë, LDK-në 20.000 euro për krahasim të Kurtit me Hitlerin

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri, Albin Kurti në tubimin e këtij subjekti politik në Pejë. Sipas PZAP-së ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë akuzuar Kurtin se ka shkelur kodin e mirësjelljes. Ndërsa PZAP e ka konsideruar pjesërisht të bazuar ankesën e LDK-së duke dënuar LVV-në me 3 mijë euro të cilat duhet ti paguajë në një afat prej 15 ditësh. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje  ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilën thuhet se një kandidate e LDK-së ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin. Në lidhje me këtë rast, PZAP ka marrë vendim duke gjobitur LDK-në në shumën prej 20 mijë euro. Sipas vendimit të publikuar në PZAP, LDK ka afat prej 15 ditësh që ta paguaj gjobën.

Kontrolloni gjithashtu

Diplomati Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për qëllime të fushatës politike

 Diplomati, Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për …