leoni

Rashit Qalaj

Qalaj: Gjendja në Policinë e Kosovës nuk ka qenë kurrë më keq se në këtë periudhë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka vlerësuar se gjendja në institucionin që ka udhëhequr dikur, nuk ka qenë kurrë më keq se sa që është në këtë periudhë. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka theksuar se të arrestohet për dy muaj gati 80 zyrtarë policor është alarm shumë i madh, i cili na bënë të gjithëve të angazhohemi ta mbështesim Policinë e Kosovës përndryshe i kemi punët shumë keq. Drejtori i Policisë është dashur të shkarkohet shumë moti. Në momentin kur ka filluar të realizojë të gjitha kërkesat e ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Në momentin kur ministri është bërë edhe drejtor i Policisë edhe zëvendës i Policisë edhe gjithçka në Polici atëherë pozita e drejtorit është dashur të lëshohet sa më shpejt” ka theksuar ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Ai ka shtuar më tutje se Policia e Kosovës nuk ka qenë kurrë më keq se tani edhe nga aspekti financiar i Qeverisë, por edhe nga aspekti i mbështetjes së menaxhmentit dhe drejtorit që ata t’i trajtojë në mënyrën më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …