Rashit Qalaj: Qëndrimi sa më i gjatë i serbëve në rrugë në Jarinjë e Bërnjak e tensionon edhe më shumë situatën

Qalaj: Nëse miratohet draftligji për pensionimin e parakohshëm rreth 1000 zyrtarë policor pensionohen

Draftligji për pensionimin e parakohshëm të policëve ka përfunduar dhe është dërguar në Ministrinë e Financave por, si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, ky proces është ndalur. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se nëse do të kalojë Ligji për pensionim të parakohshëm të policëve, atëherë do të rekrutojnë njerëz të rinj për t’i zëvendësuar ata që pensionohen. Po ashtu, Qalaj ka thënë nuk kanë arritur të shtyjnë përpara edhe çështjen e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policët. Rreth 1 000 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arritur moshën 55-vjeçare. Me këtë moshë këta policë do të mund të dilnin në pension po të miratohej Ligji për pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …