Analisti, Qamil Gjyrezi, ka shkruar se Salih Berisha nuk ka asgjë të përbashkët me rrugën politike të z. Trump dhe mendësisë së drejtimit të një shteti dhe një vendi që kërkon integrimin në BE. dhe aleancë të përjetshme. Amerikanët i kanë besuar në 1991 dhe në 2005 Berishës, por i ka ‘zhgënjyer’ totalisht me qeverisjet e tija të akuzuara për korrupsion, minim të demokracisë, korrupsion pasiv dhe mbështetje e aleatëve të tij në përfitime e tendera. Berisha është akuzuar gjithashtu nga deklarata e DASH. edhe ‘rrezik’ për sigurinë kombëtare amerikane. Berishës i kujtohet se ‘përpilimi’ i non-gratës ka filluar kur ka qenë sekretar shteti Z. Mike Pompeo, ish-shefi i CIA, që ‘kontrollonte’ edhe Z. Trump, e po i ‘shpëton’ Berisha, me politikat e tija të dyshimta në rajon në raport me SHBA? Z. Trump dhe Berisha përfaqësojnë ‘dy botë’ të ndryshme politike, ideologji dhe janë të kundërt politikisht, në një botë që kërkon një mendësi të re drejtimi e që Z. Trump e përfaqëson me programin për të ndryshuar SHBA dhe botën dhe stabilizuar rajonin e Ballkanit. Vetëm drejtuesit me formim perëndimor, euroatlantik, të pa korruptuar në Shqipëri mund të bashkëpunojnë me Z. Trump dhe me administratën amerikane 2025-2029. Gazeta sot
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se mashtrimi dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti kanë dalë sheshit gjatë mandatit të saj
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se mashtrimi dhe korrupsioni i …