Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë, ka pranuar një donacion prej 80 pakove higjienike nga “Qatar Charity Kosova”. Basri Aliu, Drejtor në Komunën e Vitisë, falënderoj këtë organizatë për ndihmën e ofruar e cila nuk është hera e parë që ju del në ndihmë qytetareve të kësaj komune. Përndryshe këto ndihma kanë ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në mes të Komunës me këtë organizatë.