Është nënshkruar edhe një tjetër marrëveshje bashkëpunimi në mes të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtorit të Qatar Charity në Kosovë, Esam Dabab, për hapjen e 40 puseve për ujë të pijes, në një takim ku ishte e pranishme edhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomike, Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion, Besarta Meha – Ademi. Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, është që të ndihmohen familjet në kushte të vështirë ekonomike. Kryetari Nura është shprehur falënderues ndaj Dabab për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Komunës së Skenderajt dhe Qatar Charity.