Qazim Meha: Kujtime e fragmente lufte

Qazim Meha: Disa fragmente ngjarjesh të luftës së UÇK-së, në Prekaz

Ishte fundi i dhjetorit të vitit 1997. Babai i Musë Jasharit, Hamiti, ballafaqohet me forcat serbe në pyllin e fabrikës së municionit, posa merr vesh Musë Jashari i del në ndihmë babait dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit plagoset në të dy duart, por i zmbraps serbët, dhe  arrin të merr0 disa pajisje luftarake.

Musa i plagosur tërhiqet deri në lagjen Kodra pikërisht në shtëpinë e Xhemë Kodrës.

Xhema vjen deri tek unë Qazim Meha dhe më tregon dhe më thotë se “Musa Jashari është plagosur duhet me ardhë  Musa Qazim Meha me ja dhënë ndihmën e pare”. Pasi Musa Meha ishte i caktuar për shërbime shëndetësore të UQK-së, menjëher së bashku unë dhe djali im Musa kemi shkuar në shtëpi të Xhemë Kodrës, Musa e pa plagën dhe vendosi me thirr Bajram Rexhepin, kirurg nga Mitrovica dhe shumë shpejt vjen Bajrami dhe ja qepin plagët. Pak ma von aty vijnë Hamza dhe Ademi ku ishte prezent edhe Ilaz Kodra.

Ja bëjnë përhajr plagët Musë Jasharit dhe zotohen se lufta do të vazhdojë dhe do të marrin hak. Mandej Musa Meha është kujdesur për varrën e Musë Jasharit.

Muaji Janar i vitit 1998

Me 22 Janar të vitit 1998 herët në mëngjes forcat serbe ja mësyen shtëpisë së bacit Shaban diku pas syfyrit fillojnë gjuajtjet e para, shtëpia sulmohet nga të gjitha anët. Mixha Shaban bashkë me Hamzën dhe nipa bëjnë luftë shumë të fortë.

Gjatë kësaj lufte plagosen dy vajzat Ilirjana dhe Selvvete Jashari kurse forcat serbe tërhiqen me bisht ndër këmb. Posa merr lajmin e plagosjes së vajzave Halil Jashari niset për te unë së bashku me Ferat Llushtakun për me thirr Musën sepse Musa ishte në gadishmëri për dhënien e ndihmës së parë në rast lufte.

Musa menjëherëë i merr pajisjet e duhura dhe shkon në shtëpi të Shaban Jasharit. Dy vajzat ishin në podrum të plagosura gjatë aksionit luftarak. Musa Qazim Meha javë jep ndihmën e parë të dy vajzave dhe ato përcillen për të veliqt e Polacit. Musa kthehet në shtëpi dhe gjatë rrugës takon shumë fshatarë që ishin bërë gati për ndihmë, aty takon Xhemë Kodren dhe Beqir Mehën bisedon me ta dhe ju tregon ngjarjen.

Me vonë gjatë ditës tubohen shumë fshatarë ndër ta isha edhe unë Qazim Meha, unë bashkë me mixhën Shaban ishim në kullë kur erdhën nga Prishtina Fehmi Agani dhe Hydajet Hyseni.

Pasi ulën baci Shaban më tha “shërbeju nga një lëng” unë ju shërbeva. Fehmiu e merr lëngun kurse Hydajeti nuk ishte i etur.

Më vonë erdhi Adem Jashari hyri deri në derë ishte i uniformuar i përshendeti ju tha “unë nuk kam kohë të rri më gjatë se jam në aksion”. Pasi shkoj Ademi dhe ata lypen iz nga baci Shaban dhe shkuan.

Unë së bashku me djalin tim jam veteran i luftës këto i shkrova për të zbardhur sadopak ngjarjet e luftës në fshatin Prekaz.

Qazim Meha është veteran i arsimit dhe veteran i UÇK-së

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …