Në vitin 1999 Kosova u përfshi e tëra në luftë e sidomos rajoni i Drenicës. Serbia ndërmerrte ofensiva të mëdha sidomos, në Mars të vitit 1999, në Prekaz. Ajo po përpiqej të gjitha forcat për të shkatërruar UÇK-në, por edhe ajo iu përgjigjej ashtu siç dinte dhe sikur mundej edhe pse krejt e pabarabartë me armatim.
Në ofensivën e Marsit e pikërisht më 22 të këtij muaji, në Prekaz u bë një rezistencë e madhe. Unë Qazim Meha me njësitin tim u përballem me forcat Serbe ne Lagjen Meha, në Prekaz të komunës së Skenderajt.
Në këtë betejë ishin angazhuar këta ushtar: Miftar Meha, Osman Meha, Haradin Meha, Imer Meha, Musa Meha, Istref Meha, Sali Meha, Halit Meha, Vesel Meha, Hajdar Meha dhe Mentor Meha. Gjatë luftimeve serbët patën humbje të mëdha, kurse nga ne mbetën të vrarë: Miftar Meha dhe Osman Meha. Qoftë i paharruar kujtimi për ta dhe për të gjithë të rënët
Qazim Meha, veteran i arsimit dhe veteran i UÇK-së
Tel:044192483