Qazim Reka nderohet nga Kryetari Aliu me medaljen për merita të veçanta “Bifurkacioni i Neredimes”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i ka ndarë të martën medaljen për merita të veçanta “Bifurkacioni i Neredimes” z. Qazim Reka. Në postimin e tij në facebook, kryetari Aliu ndër të tjera ka shkruar:

“Emrin e tij e gjejmë për dekada në storie suksesi në mirëmenaxhimin e sigurisë publike, i palëkundur, i vendosur, guximtar edhe në sfida jetëkërcënuese, kudo në arkivin e raportimeve mediale shfaqet ai, si një zyrtar besnik e shërbyes shembullor i shtetit, uniformës së sigurisë të cilën për dekada e barti me krenari, nder e përgjegjshmëri. Është bashkëqytetari ynë, drejtuesi i lartë i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Komandanti i shquar që këto ditë u pensionua, duke mbyllur një kapitull suksesplotë të punës së tij, për të hapur një kapitull të ri jete, të cilin pata kënaqësinë e veçantë ta kem bashkëpunëtor për vite me radhë, mik i veçantë, shërbyes i devotshëm i Republikës e ku sot ndava MEDALJEN PËR MERITA TË VEÇANTA “BIFURKACIONI I NEREDIMES” për QAZIM REKA për rolin e jashtëzakonshëm në qytetarinë aktive, promovimin e vlerave të sigurisë publike si dhe kontributin e veçantë e angazhimin shumëvjeçar në fushën e sigurisë”, ka shkruar kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …