Që me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Teatrit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu”, do të organizojnë një aktivitet ku do të shfaqet një performancë artistike e artistëve të teatrit të qytetit, ku po ashtu do të bëhet shpërndarja e mirënjohjeve për artistët që i kanë kontibuar teatrit të qytetit me vite të tëra.
Aktiviteti do të përmbyllet me shfaqjen e performancës artistike të grupit “Don’t Listen to Your Reighbors”, të cilët do t’i interpretojnë këngët e vjetra shqiptare.
Aktiviteti do të mbahet të shtunën, më 27 mars, në teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, në ora 18:00.