Që nga janari e deri në fillim të dhjetorit, Klinika e Gjinekologjisë ka pasur 7 mijë e 253 lindje

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj ka thënë se nga janari e deri në fillim të dhjetorit të këtij viti, në këtë klinikë ka pasur 7 mijë e 253 lindje, prej tyre, 3 mijë e 675 meshkuj dhe 3 mijë 787 femra. “Duke marr për bazë me numrin e lindjeve paraprake, është numër që sillet njëjtë, po thuajse nuk kemi ndonjë rënie apo ngritje të lindjeve ndërsa prej tyre numri i lindjeve është 3675 meshkuj dhe 3787 femra, me lindje me binjak janë 215 ndërsa me trinjak 9 lindje prej numrit të përgjithshëm të lindjeve me prerje cezariane janë kryer 2802 lindje”, ka thënë për Ekonomia Online, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj. Duke folur për vështirësitë e kësaj klinike, ai ka theksuar se si çdo klinikë që përballet me mungesë të anesteziologëve, as Gjinekologjia nuk është imune, pasi vërehet numri i operacioneve. Por krahas mungesës së anesteziologëve, kjo klinikë ka mungesë edhe të stafit të mesëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …