Komuna Rahovec

Që nga muaji Janar Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjet e faturave të Tatimit në Pronë

Drejtoria për Buxhet dhe Financa e komunës së Rahovecit, sektori i Tatimit në Pronë, njofton të gjithë qytetarët se ka nisur shpërndarja e faturave të Tatimit në Pronë dhe pritet që deri me datën 30 Mars të bëhet shpërndarja në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit. Faturat në gjithë territorin e komunës, janë duke u shpërnda përmes Postës së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, apelon  tek të gjithë qytetarët që të bëjnë pagesën e Tatimit në Pronë në mënyrë që të mos preken nga ndëshkimet dhe kamata. Qytetar të nderuar me pagesën e Tatimit në Pronë nga ana juaj, të gjitha mjetet e mbledhura nga Tatimi në Pronë, përsëri do të  kthehen tek ju, përmes projekteve dhe Investimeve Kapitale nëpër lagjet dhe fshatrat ku ju jetoni.

Të gjithë qytetarët të cilët kanë vërejtje apo edhe  ndonjë pakënaqësi tjetër, ankesat e tyre mund t’i bëjnë në zyrat e Tatimit në Pronë e cila është në katin e parë në ndërtesën e vjetër të komunës së Rahovecit, deri me datë 30 Prill 2016.

Për fillimin e shpërndarjes së faturave të Tatimit në Pronë flet edhe z. Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit dhe i cili  kërkon nga të gjithë qytetarët që të bëjnë pagesën e Tatimit në Pronë në mënyrë që të mos kenë ndëshkime apo edhe të preken nga kamatat në rast të mos pagesës së Tatimit në Pronë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …