Avokati, Qedomir Stojkoviq ka shprehur shqetësim për ndikimin e mundshëm të një rikthimi të Donald Trump në pushtet mbi Kosovën dhe Serbinë. Stojkoviq tha se fitorja e Trumpit do të forconte presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe mund të mbështeste planin e tij për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se një ajo administratë do të përdorte këtë plan si një justifikim për të promovuar ndryshime territoriale në Ukrainë, duke krijuar rreziqe për stabilitetin ndërkombëtar dhe për themelet e Kombeve të Bashkuara,
