Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes për Bashkim ( LB ), Raif Qela ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili gjatë rivarrimit të 178 heronjve në Marinë të Skenderajt theksoi se këta kufij na i kanë lënë amanet këta që po i rehatojmë. Në reagimin e anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes për Bashkim ( LB ), Raif Qela thuhet se dëshmorët nuk ranë për këta kufij, zoti Kryeministër! Dëshmorët nuk ranë për kufijtë që na i kanë caktuar pushtuesit serbo-jugosllavë. Dëshmorët ranë për bashkim kombëtar, domethënë për bashkim të territoreve në të cilat shqiptarët janë shumicë, e që kanë vazhdimësi me trungun amë. Ne duhet të angazhohemi që Presheva, Bujanoci e Medvegja t’i bashkohet Kosovës! Dëshmorët ranë edhe për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, edhe për shtatë fshatrat shqiptare që ndodhen nën administrim të tri komunave serbe të veriut (Cerajë, Kosovë, Bistricë, Boletin, Zhazhë, Lipë/Kelmend e Çabër). Dëshmorët ranë edhe për veriun e Mitrovicës, tani pothuajse të spastruar etnikisht. Por dëshmorët nuk ranë për Leposaviqin, Zubin Potokun e Zveçanin. Shiko më larg, atje ku ke synuar sa ke qenë komandant i lavdishëm i UÇK-së! Bashkimi kombëtar nuk mund të bëhet duke i çimentuar këta kufij të padrejtë!
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …