Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka tërhequr vërejtjen se ligji për mbrojtjen ndaj diskriminimit nuk po zbatohet në praktikë. Ai ka shtuar më tutje se kjo po ndodhë për shkak të mungesës së mekanizmave të qartë ligjor për raportimin e shkeljeve. Gjatë intervistës për Ekonomia Online, Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka bërë të ditur se është realizuar një hulumtim mbi punësimin e grave në sektorin publik, i cili tregon rritje të përqindjes së grave në këtë sektor, por një mungesë të përfaqësimit të tyre në pozitat vendimmarrëse. “Kemi bërë një hulumtim në lidhje me punësimin e grave në sektorin publik sepse në sektorin privat e kemi të pa mundur të bëjmë një vlerësim dhe një analizë të tillë. Na ka dalë se në përqindje ka rritje, thjesht është përtej pritjeve që ne kemi pasur, por kjo nuk është e njëtrajtshme në të gjitha pozitat. Përderisa, numri i grave në sektorin publik është rritur, numri i grave që janë pjesë vendimmarrëse, gjithmonë është më i vogël se burrat dhe këto vërehet një diskriminim”, ka theksuar Avokati i Popullit, Naim Qelaj.
Kontrolloni gjithashtu
KQZ fillon trajnimin për anëtarë të Këshillave të Vendvotimit në Kosovë dhe në përfaqësi diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar fazën e radhës së programit të trajnimit për anëtarë …