Me qëllim për të anashkaluar lajmin e vrasjes së fëmijës shqiptar 4-vjeçar, policia bastis lagjen Gazi Babë në Shkup

Me qëllim për të anashkaluar lajmin e zi të vrasjes së fëmijës shqiptar 4-vjeçar, në Kumanovë, në prani të prindërve, nga një ish polic, sllavomaqedon, polica e këtij shteti është duke zhvilluar një aksion të madh policor, duke bastisur disa shtëpi të lagjes Gazi Babë, në Shkup.  Aksioni i madh policor ka filluar para agimit të diellit, që në orët e hershme të ditës.  Ende nuk ka informata se çfarë synon MPB me këtë aksion, dhe kush saktësisht është duke u bastisur prej anës së tyre. Disa qytetarë duke dashur që ta vizitojnë Xhaminë e lagjes për kohën e namazit të Sabahut si zakonisht, nuk janë lejuar të dalin prej shtëpive të tyre. Njëri prej qytetarëve ka kërkuar arsye por pjesëtarët e policisë nuk kanë dhënë informata përveçse kanë urdhëruar qytetarët e lagjes Çair që të qëndrojnë brenda në shtëpitë e tyre. Po ashtu raportohet edhe për bastisje në lagje tjera në Shkup. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se aksioni por zhvillohet goja në kërkim të pjesëtarëve të ISIS-it, nga radhët e atyre që pretendohet se kanë luftuar në Siri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …