Ambasada Amerikane

Qëllimi Amerikës është që ta mbështesë Kosovën të bëhet pjesë e strukturave evropiane dhe euroatlantike

Ambasada amerikane, në Prishtinë, ka deklaruar  se qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që ta mbështesë Kosovën që të bëhet pjesë e strukturave evropiane dhe euroatlantike, duke rikonfirmuar pavarësia e Kosovës është fakt”. Reagim i dha pas një lajmi se llogaria e Ambasadës amerikane në këtë rrjet social kishte “pëlqyer” një postim të një media serbe që fliste për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.  Ambasada ka shtuar se kundërshton në mënyrë kategorike “çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”. Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një konference për media më 4 janar, ka deklaruar se është duke pritur nga shteti i dhjetë, që sipas tij, të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Vuçiqi sqaron se  nëntë shtete veçse kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe këto janë : Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Luçia dhe Maldivet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …