Ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, gjatë gjykimit të ratit MTPT ka mohuar se ka pasur lidhje me Fatmir Limajn, sikur thuhet në aktakuzë me mesazhet që i kishte shkëmbyer me biznesmenin, Mehmet Shkodra. Me gjithë insistimin e Prokurorisë për të kuptuar e SMS-ve, Mustafa ka thënë se nuk i kujtohet. Këtë deklaratë, Mustafa e ka dhënë sot në gjykimin kundër Fatmir Limaj si dhe të akuzuarve të tjerë në rastin “MTPT”. Limaj, ish-ministër në MTPT, bashkë me Nexhat Krasniqin, Endrit Shalajn, Florim Zukën, si dhe Shpëtim Telakun, po akuzohen për krim të organizuar ekonomik. Sipas Prokurorisë, keqpërdorimet dyshohet se janë bërë me tenderë në rajonin e Gjilanit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …