Qemal Cicollari ka reaguar ashpër, pas deklaratave të Sali Berishës kundër Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kryetari  i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Qemal Cicollari ka reaguar ashpër, pas deklaratave të bërë nga Sali Berisha ndaj Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, të cilin e cilësoi si luftë “vëlla vrasëse”, duke bërë kështu fajtor partizanët që luftuan dhe dhanë jetën për liri në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Cicollari i kërkon hapur Sali Berishës që të  mos kruhet me partizanët, ndërsa thekson se një neoballist dhe ‘non grata’ si kreu i “Foltores”,  nuk ja ul dot vlerat Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Qemal Cicollari  i përmend gjithë aferat korruptive dhe kriminale ku është përfshirë Berisha, sikundër është “21 Janari”, duke konsideruar Sali Berishën  si një turp kombëtar që i ka duart e lyera me gjak.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …