Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ka deklaruar se përkrahë çdo iniciativë që merret nga dy qeveritë e Kosovës dhe e Serbisë për arritjen e një marrëveshje të ndërsjellë që është shumë e rëndësishme për të dyja vendet. Tutje, ai tha se brenda një afati të shkurtër duhet të nxiten të gjithë faktorët për ta filluar dialogun, i cili nuk është vetëm në të mirë vetëm të Kosovës dhe Serbisë, por edhe gjithë rajonin. “Shqipëria përkrah çdo iniciativë që merret nga dy qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për të arritur në një marrëveshje të ndërsjellë që është shumë e rëndësishme për të dyja vendet. Natyrisht janë bërë disa hapa, por prapë pritet shumë më tepër. Duhet të kemi parasysh që çështja e dialogut nuk është thjesht çështje e Qeverisë, por çështje e gjitha forcave politike. Është çështje e shoqërisë civile për të ushtruar një trusni për të dhënë mendime se si duhet të zhvillohet dialogu. Brenda një afati të shkurtër duhet të nxiten të gjithë faktorët për ta filluar këtë dialog, i cili nuk është vetëm në të mirë vetëm të Kosovës dhe Serbisë, por edhe gjithë rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …