Qendra Burimore për Persona të Zhdukur sot ka mbajtur një sesion informues me familjarët e të zhdukurve për të njoftuar rreth ecurisë së këtij procesi. Nga aty u bë e ditur se deri në fund të vitit do të gërmohen edhe pesë lokacione të reja. Kryetari i shoqatës “Zëri Prindërve” dhe njëherit udhëheqësi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini kërkoi të dijë se çka po ndodh me mbetjet mortore që janë në Institutin Mjekësor Ligjor. Ai kërkoi sqarime se përse këto mbetje nuk po u dorëzohen familjarëve. Përgjigjen e kërkuar e mori nga drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu i cili tha se mbi 300 mbetje mortore që ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore nuk i takojnë luftës së fundit. Gërxhaliu tutje ka njoftuar rreth punës së bërë nga Instituti për periudhën janar-shtator 2019 ku tha se në 27 lokacione sa është gërmuar nuk ka pasur ndonjë gjetje.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …