Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” shënon 10 vjetorin e hapjes

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, ka shënuar ditën e shkollës dhe njëherit 10 vjetorin e hapjes së kësaj qendre shkollore. Në ceremoninë e shënimit të kësaj dite, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përfaqësuesja e Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë, Jenny Stenberg Sorvold, përfaqësues të Agjencionit për Arsim Profesional, familja e dëshmorit të kombit, Kujtim Krasniqi, dhe mysafir të shumtë. Fillimisht, zëvendësdrejtori i Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, Besart Shala, i falënderoi të gjithë të pranishmit dhe më pas foli për historikun e kësaj qendre të kompetencës dhe rëndësinë e saj në këto 10 vite të funksionimit. Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, foli për përpjekjet e Komunës së Malishevës, në ndërtimin e kësaj qendre dhe përkrahjen e pakursyer të shtetit norvegjez, të cilët edhe ishin donatorët për ndërtimin e saj. Begaj gjithashtu foli për dëshmorin Kujtim Krasniqi, emrin e të cilit e mbanë shkolla dhe për kontributin e tij në luftë. Në fund, kryetari Begaj kërkoi angazhim nga të gjithë për rritjen e cilësisë në arsim dhe the se “Vetëm me një arsim të mirëfilltë ne do të mund të ecim si shtet”. Ndërsa përfaqësuesja e ambasadës norvegjeze, Jenny Stenberg Sorvold, pasi përshëndeti të gjithë, foli edhe për qendrën e kompetencës “Kujtim Krasniqi”, të cilën e vlerësoi si prej qendrave më të mëdha, më moderne dhe më të mirat në rajon dhe me standarde evropiane, kurse rritja e cilësisë në arsim dhe edukimi, janë çelës i zhvillimit të shoqërisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …