Qendra e Mjekësisë Familjare në Kijëve, vazhdon të punoj në dy ndërrime

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtori komunal për shëndetësi, Liridon Hoti, kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familje (QMF) në Kijevë, ku janë njoftuar me punën që është duke u bërë në ndërrimin e dytë dhe me shërbimet që kjo qendër shëndetësore, është duke bërë për banorët e kësaj ane. QMF në Kijevë, vazhdon të punoj në dy ndërrime, pasi kjo është edhe nevojë e domosdoshme për banorët e kësaj pjese të Malishevës, ndërsa stafi mjekësor është duke ofruar shërbimet e nevojshme për pacientët të cilët kryejnë vizitat shëndetësore në këtë QMF. Nënkryetari Berisha, përveç që është njoftuar me punën e përditshme, është interesuar edhe për ofrimin e shërbimit për rastet e thumbimeve nga rriqrat, që tashmë është aktuale në këtë periudhë, ndërsa sipas stafit mjekësor, të gjitha rastet që kërkojnë ndihmë trajtohen në mënyrë profesionale, përfshi edhe rastet e thumbimeve nga rriqrat.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …