Qendra e Mjekësisë Familjare në Softaj gati për shërbime shëndetësore

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, së bashku me Ambasadorin e Shtetit të Katarit, Shkëlqesinë e Tij, Ali bin Hamad Al-Marri, drejtorin e organizatës “Qatar Charity” në Kosovë, Essam Dabab, drejtorin e Marketingut dhe Zhvillimit në “Qatar Charity”, Abdulaziz Jassim Al Hejji, kanë përuruar sot Qendrën e Mjekësisë Familjare në Softaj, investim ky i përbashkët mes Komunës së Ferizajt dhe organizatës “Qatar Charity”, me synimin që do të vazhdohet të ofrohen shërbimet shëndetësore sa më afër vendbanimeve të qytetarëve. Kryetari Aliu e ka Falënderuar shtetin dhe popullin e Katarit, për mbështetjen e pakursyer dhe investimin madhor për shëndetin e mijëra banorëve që do të frekuentojnë këtë qendër shëndetësore.

Fotografia e Agim Aliu

Fotografia e Agim Aliu

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …