Qendra e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Belvedere”, prej të mërkurës do të mbajë emrin e zyrtarit policor, Enver Zymberi, i vrarë në më 25 korrik të vitit 2011 nga një sulm i armatosur me snajper në pjesën veriore të territorit të banuar me serbë etnikë. Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, ishte vrarë gjatë një aksioni policor nga strukturat paralele serbe, për futjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 – Jarinjë dhe Bërnjak – në veriun e Kosovës. Ish-kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë titullin “Hero i Kosovës” për policin e rënë në detyrë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …