Qendra e Vetëvendosjes në Burim ka gjetur një varg shkeljesh nga kryetari i komunës

Komuna e Burimit e udhëhequr nga kryetari Haki Rugova është përfshirë në një cikël shkeljesh të ligjit dhe të parimeve bazë të transparencës dhe llogaridhënies. Në projektin e memorialit “Ibrahim Rugova” ata janë përfshirë ne shkelje të rënda të ligjeve në fuqi duke përfituar jashtëligjshëm për kompanitë e familjarëve të tyre. Konflikti i Interesit – punimet kryhen nga Kompania e Lash Shoshit, “Intering Construktion”, e regjistruar në vitin 2007, me kapital bazë prej 25,000 euro. Kjo është kompania e vëllait të Hajrush Shoshit, i cili është anëtarë i Kuvendit Komunal të Istogut nga LDK-ja, dhe bashkëpunëtor i mirë i Kryetarit Haki Rugova. Projekti po furnizohet me beton nga biznesi i familjes së Haki Rugovës. Pjesa e punimeve me beton e këtij projekti është kryer nga kompania “Macon”, që është kompani e vëllait të Kryetarit Haki Rugova, e Gani Rugovës. Madje, 15% të aksioneve në këtë i ka vetë Kryetari i Komunës, gjë që dëshmohet edhe në raportin e agjencisë antikorrupsion.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …