Qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë mbajti mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të saj, ku u diskutuan disa pika dhe u morën vendime të rëndësishme. Fillimisht Nënkryetari i Lëvizjes, Dardan Sejdiu mbajti një fjalim rasti ku foli për situatën politike në vend. Më tutje, Këshilli zgjodhi edhe anëtarët shtesë të Kryesisë së Qendrës, si dhe delegatët e saj për Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Kësisoj, anëtarë rinj të Kryesisë së Qendrës në Prishtinë janë: Shpend Venhari, nënkryetar i dytë, Fitore Pacolli, koordinatore e nënkomiteteve, Drilon Pireva, anëtar, Shyhrete Kurteshi, anëtare, Ilmi Reçica anëtar dhe Egzon Azemi anëtar. Ndërkaq Astrit Dehari, Gëzon Kastrati, Gurjeta Zeka, Bardhyl Noci dhe Artan Uflla u zgjodhën delegatë të Këshillit të Qendrës së Prishtinës në Këshillin e Përgjithshsëm të Lëvizjes. Poashtu, u miratua plani i buxhetit për gjashtë muajt e ardhshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …