Njoftim nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së lidhur me furnizimin me oksigjen mjekësor

Qendra Emergjente po përballet me mungesë të profesionistëve shëndetësor

Qendra Emergjente po përballet me mungesë të profesionistëve shëndetësor. Ndonëse ka pasur shumë specializant në këtë fushë, shumë prej tyre kanë migruar jashtë vendit. Duke folur për vështirësitë që po has Qendra Emergjente, drejtori i saj, Naser Syla ka thënë se ikja e mjekëve nga Kosova po ju shkakton vështirësi shumë klinikave. “Para 4 viteve në Qendrën Emergjente kam pasur dikund 33 specializantë, është fjala për krejt territorin e Kosovës, mirëpo tani në vitin e 4-të i kam vetëm 19-të. Do të thotë ajo pjesa tjetër e specializantëve e kanë ndërprerë specializimin dhe kanë dalë jashtë Kosove” ka theksuar  drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla. Ai ka shtuar më tutje se me këtë problem po përballet e gjithë mjekësia në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …