Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” kërkon ndëshkimin e krimeve që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” kërkon ndëshkimin e krimeve që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve

Në ditën kur anekënd botës përkujtohet çlirimi i kampit famëkeq të përqendrimit në Auschwitz, i cili është shndërruar në sinonim të gjenocidit që regjimi nazist kreu kundër popullit hebre, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” shpreh dhembjen e saj për të gjitha viktimat e këtij gjenocidi. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore gjykatat ndërkombëtare dhe të shteteve veç e veç ndoqën dhe ndëshkuan regjimin që kreu gjenocid dhe zinxhirin komandues nga kreu i shtetit e deri te kriminelët që ekzekutuan krimin më të shëmtuar që njeh e drejta penale ndërkombëtare. Ky ndëshkim duhej të përcillte mesazhin se bota nuk do të tolerojë përsëritjen e krimeve të kësaj natyre. Në funksion të këtij mesazhi Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit. Fatkeqësisht në dekadën e fundit të shekullit 20, njerëzimi u ballafaqua me tmerre që kishin për qëllim shkatërrimin e grupeve kombëtare, etnike, fetare ose racore në Ruandë, në Bosnje, në Kroaci dhe në Kosovë. Cilësimi i krimeve në Kosovë si gjenocid nuk ka për qëllim t’i “banalizojë” gjenocidet e aplikuara kundër popujve tjerë në periudha të ndryshme kohore. Përkundrazi. Manipulimi me numrin e vrasjeve dhe heshtja e qëllimit për të shkatërruar shqiptarët e Kosovës, si të tillë, paraqet një formë të banalizimit të krimeve me qëllim të mohimit të gjenocidit ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …