Sipas të gjitha normave juridike me karakter ndërkombëtar që përkufizojnë krimin e gjenocidit (Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, Statuti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe dokumentet zyrtare të Kuvendit të shteteve përbërëse të Statutit të Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare) dhuna seksuale e ushtruar nga forcat e armatosura serbe kundër grave në Kosovë, Kroaci dhe në Bosnjë përbën njërën nga format e gjenocidit që ka pasur për qëllim të cenojnë rëndë integritetit fizik dhe mendor të femrave të një grupi kombëtar, etnik dhe fetar si të tilla, të ndryshëm nga serbët.
Më 28 tetor 2021, në New York të SHBA-së, gratë nga Kosova, nga Kroacia dhe nga Bosnja do të mbajnë një tubim për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për faktin e hidhur se drejtësia nuk ka arritur ta thotë fjalën e vet dhe të sjell kriminelët përpara përgjegjësisë penale për gjenocidin që zbatuan nëpërmjet dhunës seksuale.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mbështetë këtë protestë dhe fton të gjithë bashkatdhetarët t’i bashkëngjiten zërit të grave për drejtësi.
#RallyForHerJustice
Gjenevë, 27 tetor 2021
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”