Furnizimi me barna dhe me material shpenzues në spitalet e përgjithshme dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të mos i përmbushë kërkesat e të gjithë pacientëve. Derisa furnizimi me barna nga lista esenciale ka arritur mbi 50%, ai me material shpenzues në disa spitale nuk është as 30%. Drejtorë të spitaleve konsiderojnë që në këtë kohë numri i pacientëve të cilët kërkojnë trajtim mjekësor është i madh, ndërsa furnizimi me produkte medicinale është i pamjaftueshëm. Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se furnizimi me barna nga lista esenciale në këtë spital është 57%, ndërsa me material shpenzues 25%. Sipas tij, furnizimi është më i ulët sesa muajt e kaluar. “Për muajt prill, maj dhe qershor furnizimi me barna ka qenë 60% dhe 28% me material shpenzues, ndërsa në tremujorin e tretë të këtij viti që e përfshin muajin korrik e deri sot, furnizimi me barna nga lista esenciale është 57% dhe me material shpenzues 25%”, ka thënë ai. Asllani ka deklaruar se në këtë kohë edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor në këtë spital është më i madh, andaj edhe ky furnizim që ka bërë Ministria nuk i plotëson të gjitha kërkesat e pacientëve. “Jemi furnizuar edhe me material shpenzues për dializë, në përgjithësi pak është përmirësuar furnizimi, por jo i gjithi. Pjesërisht furnizimi i plotëson kërkesat.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …