leoni

Sindikata e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës ka kërkuar rritje të pagave prej 50 për qind

Qendra Klinike Universitare e Kosovës si dhe të gjitha spitalet rajonale po përballen me mungesë të anesteziologëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës si dhe të gjitha spitalet rajonale po përballen me mungesë të anesteziologëve. Krahas mungesës, institucionet publike shëndetësore po ballafaqohen edhe me largimin e këtij stafi, qoftë në klinikat private apo edhe jashtë Kosovës. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti nga Qendra Klinike Universitare kanë ikur katër mjekë specialistë të anesteziologjisë, të cilët kanë vazhduar punën e tyre në këtë profesion në spitale private, derisa pesë specializantë të tjerë kanë ikur jashtë Kosovës. Kështu thotë drejtori i anesteziologjisë, Nehat Baftiu, sipas të cilit mungesa e mjekëve anesteziologë prej vitesh është problematikë. Ai thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet të arrijë një marrëveshje me mjekët, në mënyrë që kur të ndahen specializimet, pas përfundimit të tyre, të paktën pesë vjet të jenë të obliguar të shërbejnë në institucione publike shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …