Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se, disa pika kufitare po përballen me pritje deri në 40 minuta, ndërsa kolonat kanë arritur deri në 250 metra. Në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë variojnë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa kolona ka arritur në 250 metra. Në pikëkalimin e Jarinjës, pritjet për të hyrë në Kosovë janë të ngjashme, me kohë pritjeje prej 30-40 minutash dhe kolonë prej 150 metrash. Në pikën kufitare të Merdarës, situata është më e qetë me pritje prej 10-15 minutash dhe kolonë prej vetëm 20 metrash. Ndërkohë, në pikëkalimin në Muçibabë, ka kolona prej 250 metrash për të dalë nga Kosova, me pritje që zgjasin nga 20 deri në 30 minuta. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën thirrje për durim dhe mirëkuptim nga të gjithë qytetarët dhe udhëtarët, dhe sugjeron që ata të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh këto vonesa të mundshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …