Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevës “Dr.Shpëtim Robaj” është pajisur edhe me një autoambulancë të re

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevës “Dr.Shpëtim Robaj” është pajisur edhe me një autoambulancë të re

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevës “Dr.Shpëtim Robaj” sot është pajisur edhe me një autoambulancë të re, për nevoja të përditshme të tyre. Kjo autoambulancë është siguruar nga buxheti i Komunës së Malishevës, ndërsa automjetin për QKMF sot e ka dorëzuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, së Malishevës, Hajdin Berisha, kurse pranimi është bërë nga u.d. i drejtorit të QKMF-së, dr.Afrim Krasniqi. “Ofrimi i shërbimeve shëndetësore për pacientët e komunës sonë e më gjerë, është shumë i rëndësishëm, prandaj pajisja me mjete pune për QKMF-në, është dhe do të jetë gjithmonë prioritet, sepse me këtë edhe e mbrojmë shëndetin e popullatës. Edhe ky automjet i ndihmës së parë hynë në këtë funksion, që pacientit ti ofrohet ndihma në çdo moment dhe në çdo vend”, ka thënë nënkryetari Berisha, me rastin e dorëzimit të automjetit dhe ka uruar që të kenë sa më pak punë. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së, dr.Afrim Krasniqi, e ka falënderuar komunën për këtë investim, tepër domethënës për punën e tyre. “Pajisja edhe me një autoambulancë do të thotë shumë për ne, pasi na lehtëson punën dhe na mundëson kryerjen e shërbimeve më të shpejta për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi, i cili gjithashtu ka sqaruar se tashmë QKMF në Malishevë, i ka në dispozicion gjashtë autoambulanca dhe lirisht mund të thuhet se janë të pajisur mirë me automjete dhe mjete tjera në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Më 17 prill 2025 shënohen 26 vjet nga Masakra e Poklekut të Vjetër

26-VJETORI I MASAKRËS NË POKLEK TË VJETËR  17 Prill 2025 | Ora 10:00 | Poklek …