leoni

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj përfiton donacion në vlerë 400 mijë dollarë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka përfituar donacion në vlerë 400 mijë dollarë pajisje mjekësore dhe materiale shpenzuese, të cilat janë siguruar nga Globus Relief përmes Islamic Relief Kosova. Pajisjet mjekësore dhe materialet tjera shpenzuese janë produkte amerikane që janë sjellë në Skenderaj dhe të cilat do t’i shërbejnë QKMF-së në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Me rastin e pranimit të këtij donacioni drejtori për Shëndetësi në Skenderaj Ever Gashi ka thënë së këto pajisje dhe materiale janë shumë të nevojshme për QKMF-në në Skenderaj dhe ato do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në këtë institucion. Ai në emër të Komunës së Skenderajt e ka falënderuar Globus Relief dhe Islamic Relief Kosova për ndihmën e ofruar. Nuk është hera e parë që Islamic Relief Kosova ndihmon në Skenderaj, kjo organizatë ka ndihmuar herë pas here familjet nevojtare, rasti më i freskët është ai i fshatit Morinë ku kjo organizatë ka financuar vendosjen e gypit kryesor furnizues për ujë të pijshëm për këtë fshat.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …