Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim -Shpëtim në prag të marrjes së akreditimit ndërkombëtar për kërkim-shpëtim në nivel botëror

Gjatë 8 ditëve, Qendra e Kërkim dhe Shpëtim Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) dërgoi 18 anëtarë të Ekipit të tyre të Vlerësimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive (DART) për një stërvitje në Kosovë.

DART është grupi i parë i përgjigjes ndaj fatkeqësive përpara se ekipi kryesor i reaguesve të arrijë në vend-ngjarje.

Edhe stërvitja përkatëse për stafin e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim dhe Shpëtim të FSK-së (QNTKSH) u realizua me skenar të ngjashëm për përgjigjen e parë në fatkeqësi.

Me këtë rast, UKISAR prezantoi Certifikatën e Njohjes për QNTKSH-në, një nga hapat përfundimtarë për marrjen e akreditimit ndërkombëtar të QNTKSH-së si qendër trajnimi për kërkim-shpëtim në nivel botëror.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …