Qendra Studentore bëhet me Qendër të Mjekësisë Familjare

Qendra Studentore bëhet me Qendër të Mjekësisë Familjare

Rreth 4 mijë studentë konviktor në Prishtinë nga sot të marrin shërbime shëndetësore nga qendra e mjekësisë familjare e vendosur tanimë edhe në Qendrën Studentore. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se duke qenë se studentët për nëntë muaj jetojnë në Prishtinë atëherë do të ofrojnë shërbimet e mjekësisë familjare për të gjithë studentët e UP-së. “Kërkesa e madhe e studentëve të cilët janë dhe jetojnë dhe janë 9 muaj në vit banor të rregullt të komunës së Prishtinës ne tashmë do t’u ofrojmë shërbimet e mjekësisë familjare në konviktet e studentëve për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, tha Ahmeti. Ndërsa  ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se me funksionalizimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, Qendra e Studentëve po kompleton shërbimet për studentët. ”Është diçka jashtëzakonisht e dobishme për studentët sepse ata nuk do të ngarkohen në Qendrën Klinike Universitare, por do të marrin shërbime primare, mjekësore në këtë qendër dhe ky është një kujdes që po e tregojmë ndaj studentëve në mënyrë që kampusi i Qendrës së Studentëve të ofroj të gjitha shërbimet që i duhej studentëve. Pa dyshim me hapjen e kësaj qendre praktikisht ne po ofrojmë të gjitha shërbimet që duhen për një jetë të rehatshme të studentëve dhe ofrojmë edhe kushte moderne”, tha ai. Kurse, drejtori i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta, tha:  “ky është një projekt kapital me të cilin neve i kemi krijuar të gjitha kushtet që të jemi një qytet Studenti”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …