QENDRA TREGTARE QTX DHURON INVENTAR PËR KOMUNËN E RAHOVECIT

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion (inventar) nga Qendra Tregtare- “QTX”, si më poshtë: tavolina(11 copë), karrige(44 copë), ulëse 1-she & 2-she (13 copë) dhe tavolinë për ulëse set (5 copë). Inventari, Komunës së Rahovecit do t’i shërbejë për përdorim në institucione, ose edhe në mjedise tjera, sipas nevojës. Donacionin është pranuar, në emër të QTX-së, nga Hekuran Popaj, menaxher i përgjithshëm dhe Masar Popaj, menaxher.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka falënderuar Qendrën Tregtare – “QTX”, për kontributin, dhe përkushtimin e treguar çdo herë karshi Komunës së Rahovecit!

Mirënjohës ndaj të gjithë atyre që në forma të ndryshme kanë ndihmuar Komunën e Rahovecit, e posaçërisht komunitetit të biznesit që në vazhdimësi kanë përcjellë frymën e bashkëpunimit dhe solidarizimit me komunën tonë, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva e para me 100% të shpenzimit të buxhetit për investime kapitale

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar përmes një postimi në facebook, …