Sot, me 5 prill, 41 vjet më parë, Babit i ‘u mohua e drejta themelore njerëzore, e drejta e lirës duke u dënuar për më shumë se dhjetë vjet burg. Babi në atë kohë bëri një sakrificë të madhe e të rëndësishme, duke bërë kështu përgatitjen e formave të ndryshme për të kundërshtuar Regjimin e Kasapit të Ballkanit dhe njëkohësisht duke përgatitur të lavdishmen Luftën Çlirimtare të UCK-së. Sot, pas 41 viteve babit edhe njëherë i është mohuar e drejta e lirisë, kësaj here nga bashkëpunëtorët e Kasapit të Ballkanit dhe regjimit të tij, nga të ashtuquajturit ‘ithtarët e vlerave njerëzore dhe demokratike’. Sot, pas 41 viteve Babi përsëri është duke bërë një sakrificë të madhe, sepse thoshte “për Atdheun ia vlen çdo sakrificë”. Sot, si çdo ditë tjetër të jetë sime të cilën e kaloj duke pasur babin në mendje e zemër, ndihem krenare për babin tim dhe duke shpresuar në kthimin sa më të shpejt të tij në liri, në Kosovën e tij të cilës ia dedikoj gjithë jetën e tij! Foto-ja është realizuar më 5 Prill 1981, pas arrestimit dhe dënimit me 15 vjet burg nga regjimi Serb.