Qëndrim i Bitanisë së Madhe është që të mos lejohet mosndëshkimi i krimeve të luftës të kryera nga Serbia në vitin 1999

Britania e Madhe kërkon ndëshkimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në vitin 1999, në Kosovë

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuaratë dje mërkuren është folur edhe për krimet serbe në Kosovë gjatë vitit 1999. Ivica Daçiq, ministri i jashtëm serb  është ankuar në OKB se Kosova e ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa në anën tjetër, ministra e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla është shprehur se Serbia po i fsheh viktimat e krimit që ende janë të zhdukur. E lidhur me këtë çështje, pranë Kosovës ka qëndruar edhe përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Thomas Phipps. Britania e Madhe ka treguar se mbështet marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë. Ajo është e gatshme të mbështesë një marrëveshje normalizimi, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë nga e cila përfitojnë popujt e të dy vendeve.  Gjithashtu, në këtë postim, thuhet se nuk mund të lejohet mosndëshkimi i krimeve të luftës të kryera nga Serbia në vitin 1999, në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …