The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Qëndrimet e forta politike të Ramush Haradinajt për taksën dhe kufijtë po mposhten përmes Gjykatës Speciale

Këmbëngulja e Ramush Haradinajt për të mos e hequr taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe që shitën në Kosovë, si dhe qëndrim për mos prekjen e kufijve ka bërë që presioni  ndërkombëtar të arrihet përmes Gjykatës Speciale, inkuizicionale kundër UÇK-së. Edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e kishte akuzuar dy herë dhe po dy herë e kishte shpallur të pafajshëm, Ramush Haradinajn, Gjykata Speciale kundër UÇK-së i ka aktivizuar sërish dosjen, me qëllim që të nënshtrohet sikur krerët e tjerë të Kosovës dhe t i bëjë aminin çdo kërkese që po e realizon Serbia përmes BE-së por edhe përmes miqve dhe partnerëve tanë tek të cilët betohemi e  përbetohemi, ashtu si dukur gjyshërit tanë.

Ramush Haradinaj ftohet në Gjykatën Special si i dyshuar për krime lufte, pavarësisht se dy herë është shpallur i pafajshëm, sepse Gjykata Special është mbi Gjykatën e Hagës, është gjykatë sui generis e cila akuzon dhe dënon vetë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kurrsesi serbë që kanë kryer krime në Kosovë.

Opinioni mendjelehtë i krerëve të institucioneve tona, madje edhe i krerëve të shoqatave të veteranëve se Gjykata Speciale nuk i akuzon ata që janë shpallur të pafajshëm, ka bërë që kjo Gjykatë të merret jo seriozisht, madje duke krijuar iluzione se ajo po formohet kot sa për t i bërë qejfin Serbisë.

Dorëheqja e Ramush Haradinajt është akt i fortë moral e kombëtar, por kjo nuk do t’ i ndihmojë aspak në ballafaqim me gjykatën e inkuizicionit, sepse Evropa kurrë deri sot nuk ka ndarë as ndanë drejtësi për shqiptarët. E dimë fare mirë se ishte Amerika ajo që e futi në luftë NATO-n, sesa për Evropën sot të ishim të degdisur nëpër botë.

Sot  duhet të ndihen krenarë, po aq sa  Jusuf Buxhovi, Veton Surroi, kundërshtarët e luftës së UÇK-së  edhe të  gjithë ata deputetë që kanë votuar Gjykatën speciale kundër UÇK-së. Sot nuk e di si ndihen Kadri Veseli e Hashim Thaçi por një është e sigurte se sapo të shtrydhen  edhe pak, i njëjti fat i pret edhe këta dy e shumë të tjerë.

Sot kundërshtarët e Ramush Haradinajt dhe luftës së UÇK-së në përgjithësi, po i fërkojnë duart me entuziazëm  ashtu  sikur  Shesheli, Vuçiqi, Vulini e Daçiqi dhe të gjithë kriminelët e Serbisë të amnistuar nga Gjykata Speciale.

Lufta propagandistike kundër UÇK-së, po e bën të vetën, disomos lufta e ish mbetjeve të Serbisë në Kosovë, ndërsa idealistët e gjallë nga radhët e UÇK-së duhet të reflektojnë duke sjellë në kujtesë aktin e legjendarit, Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të Kosovës. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …