Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndikim të madh mbi fazën e ardhshme të luftës në Ukrainë, por se si planifikon ta përdorë atë, mbetet një çështje e hapur. Ai është zotuar, gjatë adresimit të tij të parë pas inaugurimit, më 20 janar, se do të jetë “paqe bërës”, dhe ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do t’i japë shpejt fund luftës në Ukrainë, e cila merr ndihma ushtarake amerikane prej miliarda dollarësh. Por, qasja e tij ndaj diplomacisë ka nxitur frikë se ai mund të bëjë një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, në dëm të Ukrainës. Ka ende shqetësime se Trump do të arrijë marrëveshje me Putinin, dhe më pas do t’i thotë Ukrainës se ajo duhet ta pranojë atë ose ai do të pezullojë ndihmat amerikane për Ukrainën. Strategjia amerikane për përfundimin e luftës ende po merr formë, por analistët kanë thënë se ai ka dy rrugë të gjera përpara. E para është shtyrja e Ukrainës, e cila tashmë po përballet me mungesë luftëtarësh dhe me lodhjen e donatorëve, në tavolinën e negociatave, duke kushtëzuar ndihmën jetike ushtarake dhe duke e detyruar atë të nënshkruajë një marrëveshje për paqe me kushte të pafavorshme, një mundësi që Ukraina dhe shumica e kryeqendrave perëndimore e konsiderojnë skenarin më të keq.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i LDK-së, për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u takua me tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”
Kryetari i LDK-së, dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u takua me tifozët e Kombëtares …