Shqyrtimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe përkrahjes që mori nga 33 prej 46 vendeve anëtarëve si dhe pesë abstenimeve, midis të cilëve ishte edhe Greqia e ka zemëruar Beogradin zyrtar. Menjëherë pas votimit ministria e Jashtme e Serbisë ka njoftuar Athinën se kryeministrja, Ana Brnabiç nuk do të marrë pjesë në forum. Pala greke ka kuptuar arsyen dhe nuk ka kërkuar shpjegime. Qëndrimi neutral i Greqisë në Këshillin Evropian në lidhje me kërkesën për anëtarësim të Kosovës., shkaktoi zemërim të madh në Beograd. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, duke folur për televizionin shtetëror, ka deklaruar se është i zhgënjyer nga homologu i tij grek dhe qëndrimi i Greqisë në votimin për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …