Qëndron Isa Kastrati ka deklaruar se njëra prej arsyeve që ai e humbi garën për kryetar të Kamenicës është reforma në arsim. Ndërkohë ai ka treguar se ishin aleatët e Vetëvendosjes në Kamenicë, që i shkaktuan atij humbjen e pushtetit në këtë komunë. “Kanë qenë bashkë së pari ish-kryetari i Komunës, Begzad Sinani, Aleanca Kosova e Re, ish-kryetari Shaip Surdulli, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila në dy ditët e fundit iu ka bashkuar atyre, të cilët edhe kanë pasur marrëveshje me Listën Serbe”, tha Kastrati. Ne nuk e kemi pasur mundësinë t’ i premtojmë dikujt punë në qeveri ose në qendër, por edhe nuk e kishim bërë një gjë të tillë. Nuk mund t’ i kishim premtuar dikujt punë që është nën hetime për shkak të të kaluarës së tij në pozita ministrore”, tha Kastrati. “Disave prej tyre u është premtuar pozita në qendër në Prishtinë, qoftë në qeveri, qoftë në universitete apo ndërmarrje publike. Ndërsa me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë qenë pesë drejtori, 50 për qind të drejtorëve të shkollave edhe 50 për qind të zënëve me punë në administratë”, ka saktësuar Qëndron Kastrati, djali i heroit të kombit, Isa Kastrati.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …