Nënkryetari i Persisë Socialdemokrate, ish anëtar i Vetëvendosjes, Qëndron Kastrati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se nuk po mendon për gjeneratat e ardhshme dhe të mirën e tyre në vend, por vetëm për votat në zgjedhjet e ardhshme. Kjo sipas tij përbën rrezik që konflikti të mbahet hapur nga ta, sepse këta kanë në interes gjithmonë që konfliktin ta mbajnë pak hapur, për vota. Qendron Kastrati ka theksuar se e vetmja konsistencë e kryeministrit Albin Kurti, në procesin e dialogut është që në vazhdimësi i ka ndryshuar qëndrimet. Të mos harrojmë fillimisht kanë qenë katër kushte për tu ulur në tryezë me kryetarin e Serbisë Vuçiq edhe të vazhdojë dialogun, në ndërkohë të gjitha veprimet e tjera kanë treguar se as nuk e ka të qartë dhe as nuk e ka një ide ku përnjëmend do të bëhej një zgjidhe paqësore. Amerika dhe Gjermania kanë kërkuar që në këtë fazë dialogu të përfundojë me njohje, ndërsa ne tash kemi përfunduar me një plan ku po shihet që negociatat do të vazhdojnë edhe më tutje por gjithashtu nuk do të ketë njohje de jure për Kosovën”, ka saktësuar Qendron Kastrati.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …